Rozë

Vëllezërit Veshaj kopjojnë fjalë për fjalë emisionin italian?

Vëllezërit Veshaj po bëjnë zhurmë mediatike me emisionin e tyre “Më lër të flasë”.

Mirëpo, së fundmi ata janë duke pranuar kritika të shumta në rrjetet sociale, kjo për shkak se nga disa faqe në instagram është zbuluar se ata po kopjojnë një emision italian.

Batutat janë të kopjuara nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në ‘YouTube’.

Ky nuk është thjesht një frymëzim apo huazim pasi batutat dhe gjestet janë të kopjuara fjalë për fjalë.

Jo vetëm kaq por dhe loja me karaoke është e kopjuar nga Jimmy Fallon, i cili e bën këtë lojë nga emisioni i tij “The tonight show”.

Në lidhje me këtë lojë është shfaqur edhe një problem tjetër. Në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flas”, ku ishin të ftuara bukuroshet Megi Pojani dhe Beniada, vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur.

Ato duhen të dinin tekstin përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht. Ndryshe nga java e kaluar ku në vend të qumështit u spërkat ujë në fytyrat e reperave Mc Kresha dhe Lyrical, ky veprim ngjalli reagime të forta nga fansat. Shumica i konsideruan këto veprime mjaft seksiste kundrejt vajzave.

Përndryshe, Donaldi kohët e fundit po përflitet edhe për ribashkimin me Bora Zemanin.

View this post on Instagram

A post shared by alo! kam nje pytje (podcast) (@alo_kam_nje_pytje)