Vëllaznimi nuk po njeh kundërshtarë në Ligën e Parë
Publikuar:
(05.04.2022 22:30:23)

Forma e lartë po vazhdon.
Vëllaznimi nuk po di të ndalët.
Kuqezinjët e kanë deklasuar Vushtrrinë – me rezultat 106-67.

Skuadra gjakovare ishte superiore në çdo aspekt – duke mos i lënë mundësi për befasi – mysafirëve për as edhe një moment të vetëm.
Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të playoffit, teksa vushtrriasit mbajnë shpresa për rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.
Vëllaznimi padiskutueshëm në tabelë dhe rikthimi në Superligë nuk duket shumë i largët.
Në 19-të ndeshje të zhvilluara në kampionat – kjo skuadër ka po aq fitore.
Teksa, Vushtrria gjendet në vendin e katërt.
Finalisti i Ligës së Parë do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës, për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm./Shqip.com
