Lajme

Vdes në aksident trafiku i riu që po vinte nga Austria në Kosovë

Foto e shkëputur nga video-story e të ndjerit

Një mërgimtar me prejardhje nga Kosova, ka vdekur në një aksident trafiku derisa ishte duke ardhur nga Austria për në vendlindje.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur Kastriot Ajvazi, daja i të ndjerit.

Ajvazi ka thënë se i ndjeri përderisa po kthehej nga Grazi i Austrisë, për në Kosovë ka pësuar aksident me fatalitet.

“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit. Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, ka shkruar Ajvazi në Facebook.

I ndjeri, gjatë kohës sa ishte duke vozitur, kishte publikuar në rrjetet e tij sociale video duke shkuar në Kosovë./Shqip.com