Lajme

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas kalimtarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Sauk, rreth orës 21:30, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi H.A, 40 vjeç.

Policia njoftoi se 40-vjeçati ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është A.K, 21 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Shqip.com