Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.

Lexo edhe:
Një burrë plagos dy gra në Fushë-Kosovë

Gjatë ditës është raportuar se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë.

I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës.

Lexo edhe:
Identifikohet i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

Sipas raportimeve dyshohet se incidenti të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore.

/Shqip.com