Lajme

Identifikohet i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës e ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë mediumit Shqip.com se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”.

Lexo edhe:
Një burrë plagos dy gra në Fushë-Kosovë

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

/Shqip.com