Varhelyi me Bislimin diskuton rreth reformave që i duhen Kosovës pas raportit të KE-së
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka diskutuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për reformat që i duhen Kosovës pas raportit të Komisionit Evropian, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se në këtë takim ka theksuar rëndësinë për zbatimin e shpejtë të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investrime për Ballkanin Perëndimor.
“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.
With Besnik Bislimi, DPM for European Integration, Development & Dialogue today, discussing reforms Kosovo needs to focus on, in line with recent report by @EU_Commission. Underlined importance of swift implementation of our Economic&Investment Plan for #WesternBalkans. pic.twitter.com/1iPV4mRzpj
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 17, 2021
Ndryshe, gjatë të mërkurës, pala kosovare dhe ajo serbe kanë pasur takimet me zyrtarë evropianë në Bruksel, por që nuk ka pasur takim trepalësh mes tyre.
Pas takimit me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Bislimi tha se tema të diskutimit kanë qenë: energjetika, të zhdukurit e luftës si dhe përfaqësimi në nismat rajonale.
Kurse, pala serbe të martën ka deklaruar se në takim me palën kosovare do të diskutojnë vetëm për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse sipas tyre, Asociacioni është “çështje mbi të gjitha çështjet e tjera”./SHQIP.com