Rozë Ndërkombëtar

Vajza e Eminemit deklaron se ka kaluar në gjininë asnjanëse

Eminem me femijën,

Fëmija 19-vjeçar i Eminemit është bërë cak i mediave rozë për shkak të një deklarate të tij, transmeton ShQIP.com

Ai/ajo ka përshkruar vetën si jo-binar (person që i përket gjinisë asnjanëse).

Adoleshenti/ja i/e bëri njoftimin në një video të publikuar në TikTok javën e kaluar dhe u kërkoi fansave që ta “quajnë Stevie (ata/ajo/ai)”, shkruan DailyMail.

Eminem adoptoi ligjërisht Stevie-n, i/e njohur më parë si Whitney, në vitin 2005, pasi reperi, 48 vjeç, u pajtua për pak kohë me nënën e Stevie-t, Kim Scott, 46 vjeçe.

Në një video të postuar në rrjetet, Stevie tregon udhëtimin e tij/saj në gjininë asnjanëse i njohur si “jo-binar” – një term ombrellë për njerëzit identiteti gjinor i të cilëve nuk përputhet rehat me ‘burrë’ ose ‘grua’.

Audio e adoleshentit/es që qan nga gëzimi luhet në fillim të videos para se të shfaqet një montazh i fotografive për të dokumentuar transformimin e tij/saj ndër vite.

Videoja fillon me fotografitë e fëmijës së Eminemit që njihet si Whitney me përemrin ‘ajo’ e mbishkruar para se të kalonjë në një fotografi tjetër së bashku me përemrat ‘ata/ajo’./SHQIP.com