Art Jetese

Ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Ushqimi ka një ndikim të fortë në tru.

Disa ushqime kanë aftësinë të përmirësojnë qartësinë mendore dhe të parandalojnë sëmundje të ndryshme neurologjike.

Më poshtë janë 6 ushqimet më të mira të trurit në çdo moshë.

Boronicat

Ky frut pylli është një nga ushqimet më të mira për trurin. Konsumimi i boronicës ul rrezikun e Alzheimerit me 53 për qind.

E verdha e vezës

E verdha e vezës përmban vitamina të kompleksit B që përmirësojnë shëndetin e trurit.

Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase, shkruan agroweb.

Vaj ulliri

Shkencëtarët konfirmojnë se konsumimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë e kujtesës së trurit.

Salmon

Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3 që janë thelbësore për shëndetin e trurit.

Këto acide yndyrore reduktojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ në tru.

Arra

Arrat përmbajnë acid alfa linoleik, një acid yndyror me bazë bimore. Ekspertët thonë se njerëzit që konsumojnë rregullisht arra janë më inteligjentë dhe më të mprehtë