Lajme

Uran Ismaili e kritikon presidenten Osmani, duke i uruar shërim të shpejtë

Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit.

Kështu ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një reagimi në Facebook.

Sipas tij është për keqardhje mbetet mosbesimi i koalicionit qeverisës ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, e për më tëpër shqetësuese shihet neglizhenda që po i bëhet këtij sektori.

Ismaili thekson se shëndetësia nuk rregullohet me konferenca për media, aq më keq kur jemi pa ministër në detyrë.

“Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër. Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund”, ka shkruar ish-ministri Ismaili.

Lexo edhe:
Osmani ia delegon kompetencat Glauk Konjufcës

Për fund, ai i ka uruar shërim të shpejtë, presidentes Osmani, e cila është raportuar se gjatë ditës së djeshme iu është nënshtruar një operimi në njërën prej klinikave private në vend.

Lexo edhe:
Kirurgët e QKUK-së reagojnë pasi Osmani iu nënshtrua intervenimit në klinikë private

E veprimi i presidentes Osmani ka ngjallur reagime të fuqishme edhe nga kirurgët e QKUK-së, të cilët përmes një reagimi e kanë quajtur injorim ndaj punës së tyre veprimin e presidentes.

/Shqip.com