Lajme

Osmani ia delegon kompetencat Glauk Konjufcës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osnani ia ka deleguar kopetencat dhe përgjegjësitë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo pasi që Osmani i është nënshtruar një intervenimi.

Kështu ka bërë të ditur presidenca përmes një njoftimi.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”, thuhet në njoftim

Po ashtu është bërë e ditur se që nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Lajmi në përditësim

/Shqip.com