Lajme

Kirurgët e QKUK-së reagojnë pasi Osmani iu nënshtrua intervenimit në klinikë private

Emergjenca - QKUK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë mesnatës së të mërkurës iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Mirëpo ky intervenim nga ana e Osmanit është bërë në një klinikë private. Me këtë nuk janë pajtuar kirurgët e QKUK-së.

Lexo edhe:
Osmani ia delegon kompetencat Glauk Konjufcës

Sipas tyre, ky intervenim mund të kryhet në Klinikën e Kirurgjisë që nga viti 1999.

“Duke u bazuar në situatën aktuale,  Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të presidentes Vjosa Osmani që i ka bërë këtij institucioni. Në bazë të informatave Osmani iu nënshtrua operacionit në një klinikë private procedurës e cila kryhet në Klinikën e Kirurgjisë që nga vitit 1999 me përqindje suksesi 99.9 %” thuhet në reagim.

Reagimi

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, më tutje është bërë e ditur se që nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

/Shqip.com