Sport Ndërkombëtar

United-Neymar, nisin negociatat

Neymar

Manchester Unitedi i ka nisur bisedimet me Neymarin për mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford”.

Klubi aktual i brazilianit, Paris Saint-Germain, po shikon ta shesë lojtarin në afatin kalimtar veror pasi ndihen të zhgënjyer me kontributin e tij kohëve të fundit.

Sipas raportimeve, Djajtë e Kuq duan që ta marrin Neymarin në formë huazimi.

Sidoqoftë, kampioni i Francës po ngulmon që ta shesë atë në mënyrë të përhershme.

/Shqip.com