Rozë

Unikatili përdorë sharje dhe fyrje të rënda për ardhjen e muzikantit serb në Shqipëri

Reperi, Unikatil

Pas një numri të madhe të artistëve shqiptarë që kanë reaguar për ardhjen e Goran Bregovic, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë, së fundi ka folur edhe reperi, Unikatili.

Ai përmes një shkrimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, thekson se ftesa e tij në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë Kosovës.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, ka deklaruar reperi i cili jeton në Amerikë.

Sipas tij, ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë.

Kujtojmë që së fundi reperi, Capital T, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë koncerte.

Ai ka pasur që ta bëjë hapjen në këtë eveniment, por që e kishte anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e artistit serb.

Reagime për ardhjen e tij ka pasur edhe nga shumë artist shqiptar si, Noizy, Big Basta, Vesa Luma, Besa Kokëdhima e shumë të tjerë./SHQIP.com