Rozë

Ukraina, fituese e Eurovisionit 2022

Ukraina

Fituesi i Eurovision 2022 është Ukraina.

Mbrëmja e natës finale të Eurovision është hapur me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace a Chance” në qendër të Torinos, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Ngjarja e cila sivjet u mbajt në “Pala Alpitour” të Torinos në Itali, mirëpriti në finale plot 25 shtete.

Fitues të ‘Eurovision 2022’ u zgjodhën grupi Kalush Orchestra nga Ukraina, të cilët përfaqësuan vendin e tyre me këngën “Stefania”.

Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar e përfaqësuar nga Sam Ryder me këngën “Space Man”, gjersa në vendin e tretë Spanja, përfaqësuar nga Chanel me “SloMo”.

Shqipëria nuk ia doli që të ishte një ndër finalistet, pasi kënga e Ronela Hajatit “Sekret” nuk u kualifikua në finalen e kompeticionit më të madh muzikor europian./SHQIP.com