UEFA reagon ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
Publikuar:
(21.12.2023 12:20:34)

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka reaguar pas vendimit të nxjerrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila i dha të drejt themelimit të Superligës Evropiane.
Përmes një deklarate, UEFA ka thënë se kishte marrë parasysh vendimin e Superligës Evropiane, por mbeti skeptik për krijimin e një turneu të ri.
“Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës ‘Super Ligë’; më tepër nënvizon një mangësi para-ekzistuese brenda kornizës së para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është pranuar dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse evropiane dhe rregulloret”.
/Shqip.com