Sport Shqiptar

UEFA e pezulloi me dy ndeshje, Daku e pret me humor, batuta me Manajn

UEFA pezulloi me dy ndeshje Mirlind Dakun, pas ofendimeve të bëra ndaj serbëve e maqedonasve, menjëherë pas vërshëllimës finale në barazimin 2-2 në Hamburg ndaj Kroacisë.

Në momentin e marrjes së vendimit, Daku ka qenë në stërvitje me Kombëtaren. Por sulmuesi kuqezi e ka pritur me batuta pezullimin. Gjatë stërvitjes, Daku dëgjohet teksa flet me Manaj, duke i thënë që janë vetëm dy ndeshje, çka nënkupton me shaka se Shqipëria do të vijojë rrugëtimin në Europian.

Lexo edhe:
Zyrtare/ UEFA merr vendimin për Dakun, sulmuesi kuqezi humb ndeshjen me Spanjën

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho do të ketë një alternativë më pak në dispozicion, në ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës (Duhet fitorja).

/Shqip.com