Rozë

U largua përfundimisht nga Për’puthen pa Samiun – Efi ka një mesazh për Mevlanin

Efi është konkurrentja më e fundit e cila i dha fund rrugëtimit të saj në Për’puthen.

Kjo pasi ajo kishte kohë të gjatë se nuk ndihej mirë.

Ajo tregoi se ajo dhe Samiu kanë vendosur që të mbesin miq pasi nuk kishte diçka që e tërheqtë nga ai.

Nuk munguan as mesazhet për Mevlanin, ku i uroi që këtë vit të dalë i përputhur nga programi.

“Para se te dal nga Për’puthen i uroj që të dali çift dhe nuk dua ta zgjas më tepër”, tha Efi.

Marrëdhënia e dyshes ka qenë e tensionuar kohët e fundit, duke pasur debate të vazhdueshme. Si fillim ata nisën të zhvillonin takime, por përfundoi duke i dhënë fund njohjes me njëri-tjetrin./SHQIP.com