Rozë

U akuzua për ndërhyrje në buzë, me një video reagon Yll Limani

Jo vetëm femrat, edhe meshkujt e showbizit shpesh janë komentuar për ndërhyrje kirurgjikale.

Ditën e djeshme, në mediat rozë u komentuan, Yll Limani e Don Xhoni, ku aludohej se ata kanë bërë ndërhyrje në buzë.

Tutje ka reaguar Yll Limani duke postuar një video të cilën e ndau me fansat në Instagram.

Duke qeshur, Ylli prekte buzët duke shtuar se ai nuk ka bërë ndërhyrje.

“Të mijat janë, ju betohem”, tha ai.

Si duket, këngëtari i ka marrë me shumë sportivitet këto kritika./Shqip.com