Rozë

Tuti Sejdiu takohet me ish-presidenten, biseduan për një projekt për viktimat e dhunës

Tuti Sejdiu dhe Atifete Jahjaga,

”Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, është takuar sot me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sejdiu përmes ”Instagramit”, ka bërë të ditur së ato do të bashkëpunojnë në një projekt i cili pritet të realizohet shumë shpejt.

Ajo ka thënë së prezenca e Jahjagës është shumë e rëndësishme për të në këtë rrugëtim.

”Fjalët, këshillat dhe mbështetja e saj luajn një rol shumë të rëndësishëm për mua gjatë këtij rrugëtimi që së shpejti do ta filloj.

Ëndrrën të cilën e kam pasur gjithmonë̈, për të ndihmuar viktimat e dhunës, trafikimit dhe të abuzimeve të ndryshme që fatkeqësisht shumë femra po edhe meshkuj i përjetojnë gjatë jetës”, ka shkruar Sejdiu tutje.

”Miss Universe Kosova 2020”, ka theksuar se gjithçka do të jetë në mënyrë ligjore dhe profesionale.

Bukuroshja nga Gjilani mori vëmendje për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.

Sejdiu tregoi tmerrin që kishte përjetuar kur ishte përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçe prej disa personave nga Kosova në Serbi./SHQIP.com