Lajme

Turqia mirëpret investimet e oligarkëve rusë

Foto: Reuters

Derisa Bashkimi Evropian është duke i ngrirë asetet e oligarkëve rusë këtë nuk është duke bërë edhe shteti i Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu  ka deklaruar se oligarkët rus janë të mirëseardhur në shtetin e tyre për të bërë biznes.  

Turqia është partner ushtarak i Ukrainës dhe ka përkrahur këtë shtet duke kundërshtuar agresionin rus.

Mirëpo Turqia ka deklaruar se nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Nëse oligarkët rusë ose ndonjë qytetar rus duan të vizitojnë Turqinë sigurisht që munden. Nëse do të thuash nëse këta oligarkë mund të bëjnë ndonjë biznes në Turqi atëherë sigurisht që po.  Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër” ka thënë ai në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas.

Raportohet se jahtet luksoze të miliarderit rus Roman Abramovich kanë arritur në Turqi.

Abramovich sikurse edhe oligarkët tjerë rusë janë sanksionuar nga BE-ja, Britania e Madhe, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Këto sanksione tentojnë që të shkaktojnë dëme fuqisë ekonomike të regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin dhe njerëzve të tij. /Shqip.com