Trezeguet i thotë disa fjalë për Francën, pas largimit të Messit

David Trezeguet me ndershmërinë intelektuale që e dallon, nuk iu shmang një komenti për lamtumirën e Leo Messit nga Paris Saint Germain dhe Franca, për në Shtetet e Bashkuara (Inter Miami).
Duke lënë mënjanë çdo lloj qëndrimi thjesht patriotik, Trezeguet nuk e ka fshehur hidhërimin e tij për faktin se Ligue 1 ka humbur një kampion të kalibrit të Messit.
Fjalët e Trezeguet për ESPN Argentina kanë bërë shpejt xhiron e botës. “Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin dhe, për rrjedhojë, nuk e ka kuptuar kurrë Messin. Ardhja e tij ishte një mundësi për ta bërë Ligue 1 kampionat më tërheqës se Premier League, Serie A, La Liga dhe Bundesliga”.
Po kjo nuk ka ndodhur. “Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin e Messit. Një djalë që ndryshon hierarkitë në të gjitha nivelet e futbollit, duke të garantuar një rikthim për sa i përket imazhit dhe prestigjit si pak të tjerë”.

“Ligue 1 rrallëherë ka pasur mundësinë të përfshijë një lojtar të këtij nivele. Unë, Henry, Dugarry dhe Lizarazu, të cilët kanë një histori, jemi kritikuar ashpër për mbrojtjen e Messit. Faji ynë? Pasi kemi mbajtur anën e talentit dhe të magjisë së futboll”.
/Shqip.com