Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Warriors: Jam i lodhur nga momentet e heshtjes

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, bëri një lutje të pasionuar për të ndërmarrë veprime më të forta kundër dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara, pasi 19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, të martën.

Kerr refuzoi të fliste për basketbollin përpara ndeshjes të Warriors kundër Dallas Mavericks, në vend të kësaj ngriti zërin teksa kritikoi dhunën me armë pas të shtënave të së martës, shkruan CNN.

“Në 10 ditët e fundit, ne kemi pasur njerëz të moshuar të zinj të vrarë në një supermarket në Buffalo, kemi pasur aziatikë që shkojnë në kishë në Kaliforninë Jugore, tani kemi fëmijë të vrarë në shkollë. Kur do të bëjmë diçka? Unë jam i lodhur. Jam lodhur duke u ngritur këtu dhe për t’u ofruar ngushëllime familjeve të shkatërruara që janë atje … Jam i lodhur nga momentet e heshtjes. Mjaft”, u tha Kerr gazetarëve në fillim të konferencës.

Aktualisht, kontrollet e historikut nuk kërkohen për shitjet dhe transferimet e armëve nga shitës të palicensuar dhe privatë.

Të shtënat e së martës nga një i armatosur 18-vjeçar ishte vrasja e dytë masive në SHBA, në më pak se dy javë./Shqip.com