Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Rumanisë: Synojmë kualifikimin, Zvicra favorite

Trajneri i Rumanisë, Edward Iordanescu, ka folur rreth shortit për Kampionatin Evropian 2024.

Rumania është në Grupin I së bashku me Kosovën Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Iordanescu ka deklaruar një konferencë për media se qëllimi i Rumanisë është kualifikimi.

“Zvicra shihet si favorite, por që nuk do të thotë se nuk do të hyjmë me besim, sepse nuk do të luajmë shanset tona dhe po shkojmë patjetër drejt objektivit, që është kualifikimi në turneun final, për mua kjo prani në turneun final është e detyrueshme, përndryshe është fundi i rrugës. Grupi është shumë e ekuilibruar, por duhet të shikojmë me besim. Mund të kishim rënë shumë më keq. Duhet të synojmë sa më lart”, tha ai.

Në Rumani, pas shortit pati polemika të shumta për përballjen me Kosovën.

Lexo edhe:
Rumania mund ta “ndihmojë” Kosovën të kualifikohet

Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu, tha se kombëtarja e Iordanescu nuk duhet të pranojë të luajë kundër “Dardanëve”.

Por, nga ana tjetër Federata e Futbollit të Kosovës nuk pret të ketë probleme për këtë temë.

Lexo edhe:
Kosova e pret në përballje Rumaninë, pavarësisht paralajmërimeve për anulim të ndeshjeve

/Shqip.com