Tottenhami e dëshiron transferimin Kulusevskit
Publikuar:
(28.09.2022 13:04:23)

Dejan Kulusevski po shkëlqen me fanellën e Tottenham Hotspur.
Me performancat e treguara në fushën e gjelbër ai i ka bindur drejtuesit e skuadres londineze – që ta blejnë në fund të sezonit – nga Juventusi.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Kulusevski ka zhvilluar shtatë paraqitje në këë sezon, teksa është autor i pesë golave dhe tetë asistimeve.
Formë të lartë tregoi edhe në gjysmësezonin e kaluar – duke shënuar pesë gola e asistuar tetë herë.
Sa i përket formës ekipore – Tottenhami gjendet në pozitën e tretë të Premierligës – me 17-të pikë të grumbulluara – njëjtë sa Manchester City i vendit të dytë – dhe një më pak se Arsenali që është lider./Shqip.com