Tottenhami e dëshiron rikthimin e Eriksenit

Një rithim në Londër mund të ndodhë.
Tottenham Hotspur po interesohet për një transferim të mundshëm të Christian Eriksen.
Sipas “90 min” – spurs dëshirojnë të kenë shërbimet e mesfushorit danez.
Një transferim i tillë do ishte tejet interesant – sepse Christian luajti te kjo skuadër për shtatë vite(2013-2020).

30 vjeçari po e shijon futbollin përsëri.
Ai ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim – në katër ndeshje të zhvilluar me Brentfordin në këtë sezon – në Premierligë.
Fakti që në fund të sezonit, ai do jetë futbollist me parametra zero e bën edhe më të dëshirueshëm për skuadrat tjera.

Erkisen– së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë qysh nga “Euro 2020” kur kishte pësuar sulm kardiak.
Paraprakisht ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com