Tottenham – Manchester United, përfundon pjesa e parë
Publikuar:
(27.04.2023 22:08:00)

Skuadra angleze Manchester United po luan ndaj Tottenham si mysafir në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me epërsinë e mysafirëve me 2:0.
Jadon Sancho dhe Marcus Rashford i kanë realizuar golat për Unitedin.
Tottenham ndodhet e shtata me 53 pikë ndërkohë që United momentalisht janë në pozitën e katërt me 59 pikë.
/Shqip.com