Sport Ndërkombëtar

Tottenham fiton pastër ndaj Manchester United

Tottenham ka fituarme rezultat 2-0 ndeshjen me gjigantin e futbollit anglez, Manchester United.

 Një ndeshje shumë e luftuar por e vendosur në pjesën e dytë nga Sarr dhe autogoli i Martinez, ndërsa skuadra e Ten Hag vajton rastet e shumta të humbura në pjesën e parë.

Më i miri prej tyre u regjistrua në fund nga Bruno Fernandez, i cili nga vetëm pesë metra largësi nuk arriti të shënjestronte portën me kokë.

Më pas Tottenham fitoi terren dhe arriti të imponohej ndaj “Djajve të Kuq”.

Manchester United regjistron humbjen e parë që në javën e dytë të Premier League duke mbetur në kuotën e 3 pikëve ndërsa në krahun tjetër, “Spurs” arrijnë suksesin e parë dhe për më tepër në ndeshjen e parë në shtëpi pa bomberin Harry Kane.

/Shqip.com