Lajme

Topalli-Bashës: Sonte më kujtove Enver Hoxhën

Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka kritikuar ashpër kryetari e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit që mori për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, në legjislaturën e re që fillon të premten.

Basha përmes një video-mesazhi të enjten mbrëma njoftoi se ka përjashtuar Berishën nga grupi i PD-së, parti kjo e themeluar nga vetë ish-kryeministri shqiptar 30 vite më parë, pasi ky i fundit është shpallur person “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E me këtë vendim, Topalli thotë se Basha ia ka kujtuar komunistin shqiptar, Enver Hoxhën.

“Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Sipas saj, Berisha ka një qëllim të vetëm: “pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karrigës politike”.

“Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e më tej ai e ka emrin Lulzim Basha. Që nga dita që u vendos kryetar, ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partisë, nuk bën zgjedhje, nuk njeh votë dhe nuk i intereson as interesi i demokratëve dhe as i Interesi i vendit”.