Rozë

Tola pas eleminimit tregon se kush mund të dalë i përputhur nga emisioni

Arlinda Nezha

Emisioni “Përputhen Prime” të shtunën ka pasur befasi të mëdha për publikun.

E gjithë kjo pasi që për herë të parë është eleminuar një vajzë nga djemtë si dhe kanë hyrë dy konkurrente të reja.

Arlinda vajza e parë që eliminohet nga djemtë në emisionin “Për’puthen”.

Ajo në një intervistë në “Shqipëria Live” ka rrëfyer daljen nga emisioni duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur për të.

“2 muaj që kam qenë unë aty, kanë nisur pëlqimet tek disa. Disa janë aty thjesht ‘hajt se jemi’. Në syrin tim, shoh Mikelën që ka dëshirë të përputhet, por nuk e marrin shumë seriozisht djemtë se është lozonjare dhe dëshiron të jetë protagonist. Shoh Bashkimin shumë të përfshirë, por Alvisën shumë më pak”, tha Tola.

Ndër të tjera, Tola tregoi se pret jashtë Albin, një prej djemve që ka pasur pëlqim dhe ka pasur takime në program.

Por, pavarësisht kësaj ajo uron që Albi të qëndrojë sa me gjatë dhe të arrijë atë që do./SHQIP.com