Art Jetese

Tensionimi i muskujve mund të jetë çelësi për një gjumë të mirë, tregojnë studimet

Shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve është më efektiv se muzika relaksuese.

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit të cilët me qëllim tensionuan muskujt gjatë, kishin 125 për qind më shumë gjumë të thellë në krahasim me ata që kishin dëgjuar muzikë relaksuese.

Ekipi, nga Universiteti i Kalifornisë studiuan 50 persona teksa ishin shtrirë për një sy gjumë në orën 13:00.

Gjysma pasoi një regjistrim dhjetë-minutash të relaksimit progresiv të muskujve (PMR). Gjysma tjetër dëgjoi dhjetë minuta muzikë, shkruan DailyMail.

Studiuesit zbuluan se të dy grupet treguan modele të ndryshme të ritmit të trurit të gjumit.

“Ne zbuluam se ata që u angazhuan para gjumit treguan aktivitet më të madh të ritmit të trurit të gjumit në anën e djathtë që nga fillimi, gjë që ne presim të shohim në individë më të pushuar”.

Pra, në thelb, tensionimi i muskujve para gjumit mbështeti disa nga nevojat restauruese për të cilat zakonisht kujdeset gjumi.

“Kjo nuk do të thotë që njeriu nuk ka nevojë për gjumë, por përkundrazi, tensionimi i muskujve bënë që gjumi të jetë i plotë dhe i thellë.

Kështu kjo do të ofrojë përfitime të rivendosjes para gjumit që zakonisht ndodhin gjatë gjumit dhe mundësisht ta lërë gjumin të përqendrojë mbështetjen e tij në funksione të tjera si formimi i kujtesës ose shëndeti emocional.

Sipas studimit, kjo është diçka që njerëzit mund ta provojnë lehtësisht në shtëpi përpara se të flenë.

Për shembull duke bërë grushta dhe duke i shtrënguar fort për 10 sekonda dhe më pas duke i relaksuar.

Kjo bën që muskujt të relaksohen më shumë se sa të tensionohen.