Lajme Botë

Tensione në qiellin e Evropës (VIDEO)

Ilustrim.
Ilustrim.

Një avion amerikan B-52 ka survejuar hapësirën pranë kufirit të Kaliningradit, një praktikë që ndodhte prej ditësh, por këtë herë është rrethuar nga bombarduesit rusë Sukhoi 35, në një manovër identifikimi.

Gjithçka përfundoi pa incidente, por episodi zbulon një tjetër moment tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit, pas rrëzimit të dronit të SHBA-së në Detin e Zi.

Lidhur me zhvillimet në anklavën e Rusisë në Baltik ka reaguar dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se janë dëbuar jo një, por dy bombardues strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq, ushtria e Moskës nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, me mbi 30 të tillë në vetëm 24 orët e fundit. Kievi vijon rezistencën dhe falënderon aleatët në Bruksel dhe Uashington për ndihmat ushtarake.

/Shqip.com