Vondrusova triumfon në Wimbledon
Publikuar:
(15.07.2023 18:16:16)

Tenistja çeke Marketa Vondrousova është fituese e turnout më prestigjioz, Wimbledon, për herë të parë në karrierën e saj.
24 vjeçarja Vondrousova arriti titullin e saj të parë Grand Slam si tenistja e 42-të në botë, duke e mposhtur tunizianen Ons Jabeur.
Vondrousova fitoi me rezultat 2:0 me sete, 6:4, 6:4 pas vetëm një orë e 20 minuta lojë.

Për të arritur deri këtu çekja mposhti emra si Peyton Stearns, Veronika Kudermetova, Donna Vekic, Marie Bouzkova, Jessica Pegula dhe Elina Svitolina.
Në këtë mënyrë, Vondrousova u bë vetëm gruaja e tretë çeke që fiton Wimbledon pas Jane Novotna dhe Petra Kvitova.
Nga ana tjetër, Jabeur humbi në finalen e Wimbledon për të dytin vit radhazi.
/Shqip.com