Lajme

Te shkallët e Postës planifikohet ndërtimi i ashensorit për personat me nevoja të veçanta

Rreth një javë më parë, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se ka nisur rregullimi i shkallëve të Posta.

Kompania që pritet të përfundojë këtë projekt është Selmans Network.

Në një përgjigje për Shqip.com nga Kompania kanë dhënë detaje lidhur me projektin.

“Kontrata me Komunën e Prishtinës është në kuadër të një kontrate që përfshinë rregullimin e hapësirave publike, është kontratë 3 vjeçare, në këtë kontratë përfshihet edhe projekti për shkallët tek Posta. Nuk ka afat të caktuar për përfundimin e projektit, ne jemi duke punuar në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme që projekti me përfundu në muajin dhjetor” ka thënë fillimisht nga kompania Selmans Network.

Më tutje nga Kompania thonë se vlera e projektit përcaktohet sipas çmimit të njësisë.

“Janë përcaktuar çmimet për njësi, është kontratë kornizë, ulëset, dritat të gjitha janë të përfshira në çmim për njësi, komuna i përcakton pozicionet” thonë nga Kompania.

Lexo edhe:
(FOTO)Nis rregullimi i shkallëve tek Posta

Për Shqip.com thonë se për shkak të kërkesave nga ana e qytetarëve planifikohet që të ndërtohet edhe një ashensor për personat me nevoja të veçanta.

“Ashensori nuk ka qenë i paraparë fare, pas përfundimit të projektit është menduar që me u ndërtu edhe një ashensor për personat me nevoja të veçanta, pas shumë kërkesave nga ana e qytetarëve”

Në fund nga Kompani thonë se kocat e dëmtuara të cilat pritet të largohen do të dërgohen në një lokacion të përcaktuar nga Komuna.

/Shqip.com