Lajme

(FOTO)Nis rregullimi i shkallëve tek Posta

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur rregullimi i shkallëve të Posta. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e nënkryetarit të kësaj komune, Alban Zogaj.

“Shkallët tek PTK po renovohen! Me materiale kualitative. Gezuar!”, ka shkruar Zogaj.

Shkallët tek Posta e Madhe në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë ka disa vite që janë në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.

/Shqip.com