Kulturë

“Të mos dish asgjë për veten është të jetosh. Të njohësh veten keq është të mendosh”

Si shumë shkrimtarë e poet të tjerë edhe Fernando Peessoa-s fama i erdhi pas vdekjes.

Poezitë e tij morën vëmendjen e lexuesve fillimisht në Portugali e më pas edhe në Brazil.

Pessoa, u vlerësua për stilin e tij poetik estetik e filozofik, ai u përshkrua si një nga figurat më domethënëse letrare të shekullit të 20-të dhe një nga poetët më të mëdhenj portugezë.

Ai kishte shikim shumë të dobët, jetonte me të afërmit dhe gjatë tërë jetës së tij është marrë me shkrime.

“Asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë pozitive për mua; të gjitha gjërat lëkunden rreth meje, dhe unë me to, një pasiguri për veten time”.

“Jam i lumtur apo i trishtuar?” pyeti ai në një poezi. “Trishtimi im qëndron në faktin se nuk di shumë për veten time. Por atëherë lumturia ime qëndron edhe në këtë.”

Pessoa, shkruante shumë rreth jetës së tij, sa që më  29 nëntor 1935, kur ai vuante nga dhimbje barku dhe një temperaturë të lartë. Ai u dërgua në spital ku edhe kishte shkruar fjalët e tij të fundit. “Nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, ndërkaq të nesërmen ai vdiq nga cirroza e mëlçisë.

Vetë-mohimi i Pessoas është burimi i fuqisë dhe vitalitetit të tij, ai implikon lexuesit e tij, në interpretimin e historisë së tij.

“Unë nuk kam asgjë, nuk jam asgjë, por a nuk do të kishe atë që kam unë, a nuk dëshiron të jesh kjo që jam?.

“Unë jam askushi, askush. Unë jam një personazh i një romani që mbetet për t’u shkruar dhe notoj, ajror, i shpërndarë pa qenë kurrë, mes ëndrrave të një krijese që nuk dinte të më përfundonte.”

Më poshtë sjellim poezi nga Fernando Pessoa.

Nëse, pasi të vdes

Nëse, pasi të vdes, duan ta shkruajnë biografinë time,
Nuk ka asgjë më të lehtë.
Kam vetëm dy data – të lindjes, dhe të vdekjes.
Mes njërës dhe tjetrës të gjitha ditët janë
të miat.
Jam i lehtë të përshkruhem.
Jetova si i marrë.
I desha gjërat pa ndonjë sentimentalizëm.
Kurrë nuk pata një dëshirë që nuk munda të përmbush, sepse
Unë kurrë nuk u verbërova.
Edhe dëgjimi nuk qe për mua më shumë se një
shoqëruese e shikimit.
Unë kuptova se gjërat janë të vërteta dhe të gjitha janë
të ndryshme nga njëra-tjetra.
E kuptova atë me sytë, kurrë me mendimet.
Ta kuptosh atë me mendimet do të ishte të gjeje
të njëjtën gjë.
Një ditë u ndjeva i përgjumur si ndonjë fëmijë.
Unë i mbylla sytë e mi dhe fjeta.
Dhe përveç kësaj, unë isha vetëm poet i natyrës.