E rëndë/ Ishin në operacion, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër në Maliq
Publikuar:
(04.06.2026 09:16:50)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.
Viktima është identifikuar si Enena Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Policia e Korçës pritet të dalë me një deklaratë për shtyp.
/Shqip.com