Sport Ndërkombëtar

Tatjana Maria e siguron biletën e gjysmëfinales

Tatjana Maria

Tatjana Maria ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e saj të parë të Grand Slam pas një fitore me përmbysje – ndaj Jule Niemeier.

Numri 103 i botës, Maria mundi bashkëkombasen e saj gjermane 4-6 6-2 7-5 në një përballje tejet interesante – në Wimbeldon, shkruan BBC.

“Është një ëndërr të jetoj këtë me familjen time, ta jetoj këtë me dy vajzat e mia. Pothuajse një vit më parë linda, është një çmenduri,” tha Maria pas ndeshjes.

Teksa, shtoi se “unë kam parë kudo. Mendoj se sot e bëmë Gjermaninë vërtet krenare pas ndeshjes sonë”.

Në gjysmëfinale ajo do të përballet ose me Ons Jabeur që është në vendin e tretë të ranglistës botërore – ose me Marie Bouzkova.