Tare në vend të Maldinit?
Publikuar:
(06.06.2023 21:30:00)

Milani ka marrë një vendim që pak kush e ka pritur. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar shkarkimin e legjendës Paolo Maldini, si dhe atë të Riki Masaras. Vendi i drejtorit sportiv ka mbetur vakant në Milano dhe kandidati i përfolur në media është një shqiptar.
Bëhet fjalë për Igli Taren, i cili dje njoftoi largimin pas 15 viteve nga Lazio. Kujtojmë se 49-vjeçari ka qenë edhe më parë në llupën e Milanit, por refuzoi ofertën e kuqezinjve për të vazhduar projektin me Lazion. Një projekt të cilin e zhvilloi me sukses përgjatë viteve.

/Shqip.com