Lajme

Tahiri: Të filloj mësimi, mos të bëhet ‘hajgare’ me popull

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se jo më larg se sot duhet të filloj procesi mësimor.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë që të mos bëhet ‘hajgare’ me popull.

“Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, shkroi Tahiri.

Tahiri ka thënë se nuk ka papërgjegjësi më të madhe se tema të cilat janë me rëndësi për popullin të trajtohen me indiferencë.

“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me tërë një popull, e të trajtohet me këtë indiferencë”, shkroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se takimet dialoguese në mes grevistëve dhe Qeverisë filluan atëherë kur u thellua edhe më shumë problem.

“Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund”.

Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017 – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për grevën në procesin mësimorë.

Deri sa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Kurti ka folur edhe për grevën.

Ai është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

 Jasharaj: Anëtarët e SBASHK-ut kur të vijnë zgjedhjet votojnë për parti të ndryshme – SHQIP.com

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se pjesë e anëtarësisë së tyre janë edhe persona të cilët në zgjedhje votojnë për parti të ndryshme.

Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.

“Anëtarësia e SBASHK-ut kur të vjen koha për të votuar, një pjesë votojnë për LDK-në, disa për PDK-në, Aleancën, Vetëvendosjen por e thash se kolegët tonë të komuniteteve të tjera votojnë për subjektet të cilat i përkasin. Nëse ai e ka pasur tendencë për të krijuar mëdyshje e përçarje po shihet  se është  e kotë se këto deklarata përsëriten dhe për të mos u harruar dhe vjetruar përkujdesen edhe disa penalistë e analistë afër tij në emisionet televizive”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.

Ndryshe sot bëhen 1 muaj që kur SBASHK-u ka shpallur grevë në procesin mësimorë, por përkundër kësaj disa shkolla në Kosovë tashmë kanë filluar të mbajnë mësim./Shqip.com