Lajme

Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për grevën në procesin mësimorë.

Deri sa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Kurti ka folur edhe për grevën.

Ai është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti duke votuar në zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Ndryshe sot bëhen 1 muaj që kur SBASHK-u ka shpallur grevë në procesin mësimorë, por përkundër kësaj disa shkolla në Kosovë tashmë kanë filluar të mbajnë mësim./Shqip.com