Lajme

Jasharaj: Anëtarët e SBASHK-ut kur të vijnë zgjedhjet votojnë për parti të ndryshme

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se pjesë e anëtarësisë së tyre janë edhe persona të cilët në zgjedhje votojnë për parti të ndryshme.

Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.

“Anëtarësia e SBASHK-ut kur të vjen koha për të votuar, një pjesë votojnë për LDK-në, disa për PDK-në, Aleancën, Vetëvendosjen por e thash se kolegët tonë të komuniteteve të tjera votojnë për subjektet të cilat i përkasin. Nëse ai e ka pasur tendencë për të krijuar mëdyshje e përçarje po shihet  se është  e kotë se këto deklarata përsëriten dhe për të mos u harruar dhe vjetruar përkujdesen edhe disa penalistë e analistë afër tij në emisionet televizive”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.

“Në vend të këtyre deklaratave, Kurti është dashur që të kujdesët që në këtë të shtune ose të diele të ketë takim të vazhdueshme me Këshillin Grevist, këshill ky i cili e ka besimin e tërë anëtarësisë dhe të ulët dhe të ofrojë ndonjë version tjetër që ne do të mund të ja prezantonim anëtarësisë”.

Ndërsa për propozimin e deputetes Hykmete Bajramit, Jasharaj ka thënë se e ka bërë nga vullneti i mirë por që nuk dallon nga propozimet e Qeverisë.

“Deputetja Bajrami besoj që këtë e ka bërë nga vullneti i mirë dhe nga përpjekjet por ideja e saj është e ngjashme me atë që Qeveria e ka përfolur dhe folur tash e sa kohë dhe ka të bëjë me atë pakon të cilës grevistët i kanë thënë jo këtij propozimi pasiqë insistojnë që Qeveria të merret drejtpërdrejtë me kërkesat e tyre”, tha Jasharaj për Shqip.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017 – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për grevën në procesin mësimorë.

Deri sa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Kurti ka folur edhe për grevën.

Ai është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Ndryshe sot bëhen 1 muaj që kur SBASHK-u ka shpallur grevë në procesin mësimorë, por përkundër kësaj disa shkolla në Kosovë tashmë kanë filluar të mbajnë mësim./Shqip.com