Lajme

Tahiri për herë të parë flet për blerjen e shurdhuesve në vitin 2011

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur rreth akuzave që janë bërë në drejtim të tij për blerjen e disa armëve gjatë kohës së kryeministrit Thaçi.

Tahiri ka thënë se gjatë vitit 2011, disa armë janë blerë nga zyra e kryeministrit për njësinë e sigurimit të Thaçit.

Si shef i kabinetit ato armë janë blerë me urdhër-kërkesë të vet Tahirit.

“Ato kanë qenë armë të gjata, përfshirë edhe me shurdhues. Edhe ato janë blerë për zyrën e kryeministrit, por janë blerë me urdhër-kërkesë, e që është bërë nga unë. Kam qenë shef i kabinetit në atë periudhë”, tha Tahiri.

Lexo edhe:
(Dokument) Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues


Shefi i Grupit Parlamentar, e ka pranuar që njëra nga revolet është përdorur nga vetë ai, por që nuk ka qenë me shurdhues.

“Njëra nga revolet është shfrytëzu nga unë, kanë qenë nën posedimin tim, por jo shurdhues sepse revolet s’kanë qenë me shurdhues por kanë qenë armë të gjata”, tha Tahiri.

Tutje Tahiri e ka quajtur kryeministrin Kurti si person manipulues sepse nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm dhe se kapet në gjëra që nuk ekzistojnë.

Lexo edhe:
Kurti me gjuhë të ashpër i drejtohet Tahirit: Turp, mjaft më deputeti më shurdhues

Javën e kaluar në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti i kishte replikuar Tahirit me një gjuhë jo shumë të zakonshme, duke i thënë “mjaft më, deputeti më shurdhues”./SHQIP.com

/Shqip.com