Lajme

Tahiri: AAK-ja do të bëjë çmos që ta mundësojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë e cila ka njoftuar se nuk do ta përkrahë tërheqjen e mjeteve prej 30 për qind nga Trusti.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, vendimin e Qeverisë e ka quajtur “vendim të gabuar”.

“Qeveria e Kosovës është humbur dhe tjetërsuar në petkun e pushtetit, ndërsa hallet dhe kërkesat e qytetarëve i trajton vetëm në fushatë zgjedhore. Qeveria e ka shumë gabim që nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lexo edhe:
Qeveria kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit: Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar

Më tej, ai ka shtuar se ky grup parlamentar do të bëjë “çmos që ta mundësojmë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti”.

Ndërsa vlerëson se 30 për qindëshi është shumë e nevojshme për “këndellje të ekonomisë dhe familjeve kosovare”.

Lexo edhe:
Nuk dorëzohet Haxhiu, thotë se tërheqjen e 30% do ta çojnë në Kuvend

Në fund ka shkruar se me këtë vendim, Qeveria ka treguar se kemi “qeverisje pa qeveri!”./Shqip.com