Lajme

Nuk dorëzohet Haxhiu, thotë se tërheqjen e 30% do ta çojnë në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti ashtu siç është kërkuar.

Ky vendim u morë në kuadër të mbledhjes së 70-të.

Këtë vendim e ka quajtur “negative”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu, për SHQIP.com ka thënë se që Qeveria nuk është dashur 30 ditë të vonojë mendimin e saj.

“Qeveria nuk ka pasur nevojë që të vonojë mendimin e saj për 30 ditë. Ligji që nga nesër do të vie në Kuvend dhe është në dorën e deputeteve me votu. Nuk e di pse ka marrë këtë vendin negative kur kjo do të ndihmonte situatën ekonomike në vend”.

Ndryshe, Qeveria nuk e ka përkrahur nismën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Këtë qëndrim, Qeveria e ka arsyetuar se me tërheqjen e mjeteve nga Trusti “nuk ndihmohen kategoritë në nevoje pasi që përqindja e fondit personal të tyre është i ulët”.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme.

Lexo edhe:
Qeveria kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit: Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar

Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë.

Ndryshe, këtë nismë të Haxhiu e kanë përkrahur AKK dhe LDK./SHQIP.com