Lajme

Sveçla: U sulmuan me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kohës që Policia e Kosovë ka bërë testim për patrullim në liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë.

Lexo edhe:
Fillon patrullimi i rregullt i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe hapësirës së Ujmanit

Sveçla ka treguar se kjo ka ndodhur rreth 2 javë më parë gjatë një intervistë në T7.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshëm që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.

Lexo edhe:
KFOR-i vazhdon të jetë prezentë edhe pas marrjes në kontroll të kufirit shtetëror nga Policia e Kosovës

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.

Pamje nga Patrullimi në Liqenin e Ujmanit

Po ashtu Sveçla ka bërë të ditur se kontrollimi do të ndodhë 24 orë, 7 ditë në javë./Shqip.com