Lajme

Sveçla – Tahirit: Unë nuk blej allti me para të shtetit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar te PDK-së, Abelard Tahiri.

Derisa ishin duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Sveçla dhe Tahiri u lëshuan në akuza ndaj njeri-tjetrit.

Sveçla në një moment i tha Tahiri se nuk blen armë zjarri me para të shtetit, sikurse ka bërë Tahiri sa ka qenë shef i kabinetit te ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

“2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës se kriminelëve të lartë. Fundi i fundit asnjë skandal të Qeverisë nuk e kemi pasur. Unë nuk blej allti me para të shtetit dhe pastaj mos ta kthej kur e lëshon pozitën”, tha Sveçla.

Por deputeti opozitar tha se ministri Svecla do tè mbahet mend vetem për nepotizëm.

“Je ministër që do të mbahesh mend për punësimin e motrave, akrabave dhe të rrethit. Ti ma shumë mbahesh mend pèr familjarizëm se sa për angazhim në fuqizimin e rendit publik”, tha Tahiri.

Shqip.com ka raportuar javë më parë se, Abelard Tahiri, si ish- shef i kabinetit të ish-Qeverisë Thaçi, me para të shtetit kishte blerë armë të personalizuar.

Lexo edhe:
(Dokument) Abelard Tahiri me para të shtetit bleu armë të personalizuar

Në përgjigjen e dhënë lidhur me blerën e armëve, Tahiri pati thënë se të njëjtat i kanë dorëzuar me të përfunduar mandatin.

Lexo edhe:
(Dokument) Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues

Por, në përgjigjen e dhënë nga Zyra e kryeministrit, rezultoi Tahiri armën e kishte dorëzuar shtatë vjet pas përfundimit të detyrës, dhe pas kërkesave të Sekretariatit të ZK-së.

Lexo edhe:
Tahiri refuzon të jap sqarime shtesë për armën e personalizuar

Në dokumentet e tjera të siguruara nga Shqip.com, rezultonte se kabineti ishin furnizuar edhe me pesë shurdhues për armë, të cilët Tahiri deklaroi se ishin përdorur nga mbrojtja e afërt./Shqip.com