Lajme Një ditë më parë Shqip.com ka publikuar dokumentet e prokurimit, të cilat tregonin blerjen e 8 armëve dhe 20 mijë fishekëve nga ish-kabineti i ish-kryeministrit, Hashim Thaçi në vitin 2011.

Tahiri refuzon të jap sqarime shtesë për armën e personalizuar

PDK në konferencë për media

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka refuzuar të jap sqarime shtesë për armën e personalizuar të blerë me para të shtetit.

Një ditë më parë, Tahiri tha se kompania ia ka personalizuar armën dhe se ai nuk pasur dijeni.

Lidhur me këtë, në konferencën për media të thirrur nga kjo parti të shtunën, Shqip.com ka provuar të marrë sqarime shtesë se si është e mundur që kompania të ketë pasur informacion që arma do të shfrytëzohej nga Tahiri si ish-shef i kabinetit të zyrës së kryeministrit, derisa në shpalljen për tender nuk ishin dhënë këto detaje.

Por, deputeti i PDK-së ka refuzuar të jap përgjigje.

“Jashtë kësaj teme përgjigjemi në një rast tjetër, çka ka në lidhje me temën jemi në rregull, për çështje tjera jemi të hapur pas kësaj konference”, tha Tahiri.

Shqip.com një ditë më parë ka publikuar dokumentet e prokurimit, të cilat tregonin pajisjen e stafit politik të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me armë zjarri në vitin 2011.

Lexo edhe:
(Dokument) Abelard Tahiri me para të shtetit bleu armë të personalizuar

Përveç Tahirit, me armë ishin pajisur edhe ish-shefi i stafit, Bekim Çollaku dhe Isni Thaqi.

Në total ishin blerë 8 armë dhe 20 mijë fishek.