Lajme

Sveçla publikon emrat e pronarëve të laboratorëve të shkatërruar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë publikë emrat e pronarëve të tre laboratorëve të drogës të shkatrruar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Lexo edhe:
Shkatërrohet dhe laboratori i tretë i drogës

“Qenkan trazuar këtë të diele Lista Serbe dhe Petkovic me disa reagime. Çështja në fjalë është e thjeshtë. Me laboratorë droge, trafikantë e kriminelë si mjete politike, fasada e rrejshme nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë së Kosovës.8 laboratorë droge janë shkatërruar brenda mandatit tonë, vetëm sot janë shkatërruar 3 sosh. Pronarët e tyre: Miljan Delevic, Ivan Slavic, Dusan Slavic e Nikola Filgjokic, janë të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në ngritjen e barrikadave e në kërcënimet e sulmet ndaj serbëve që kanë refuzuar të bashkëpunojnë me ta”, ka bërë të ditur Sveçla.

Lexo edhe:
Policia jep detaje shtesë për aksionin në veri

Pas sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës këta janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milos Vucevic, nga Petkovic ndërsa mbështeteshin e mbroheshin nga Lista Serbe e Milan Radojciq, ka shtuar më tutje Sveçla.

/Shqip.com