Lajme

Policia jep detaje shtesë për aksionin në veri

Sot gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion antidrogë në veri të Mitrovicës.

Ky operacion policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri (3) lokacione.

“Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy (2) persona të dyshuar meshkuj serb.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij.

/Shqip.com